Vendosni fjalën kyçe....

“Shpresoj që bota ta ndalë këtë horror” – Rama tregon çfarë pa gjatë vizitës në Ukrainë dhe mesazhin që la në muzeun e krimeve ruse


Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër tmerret që ka lënë pas lufta në Ukrainë. Në rrjetet sociale ai ka ndarë me publikun disa foto nga ato që ai ka parë gjatë vizitës në Kiev.

Sikurse vihet re në një prej këtyre fotove, kryeministri shqiptar ka lënë edhe një mesazh me firmën e tij për autoritetet vendase në muzeun e krimeve të Rusisë, ku bën thirrje që bota të ndalë këtë horror në Ukrainë.

“Shpresoj që bota ta ndalë këtë horror dhe Ukraina të dalë prej tij e rilindur.”– thuhet në mesazhin e Ramës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Në këtë vizitë, ndodhet edhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç.

Në delegacionin nga Shqipëria bëjnë pjesë: Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali; Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim Endri Fuga, Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov, si dhe këshilltari i Jashtëm Dorjan Duçka.