Vendosni fjalën kyçe....

Të zhdukur prej dy javësh dy djem të mitur në Shkodër, nëna kërkon ndihmë në polici


Dy adoleshentë kanë humbur kontaktet me familjarët në Shkodër. Policia e qytetit verior bën me dije se një nënë ka denoncuar se dy djemtë e saj të moshave 15 dhe 17 vjeç janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më.

Nëna me inicialet D. K., 49 vjeçe ka kërkuar ndihmën e policisë vetëm 2 javë pas zhdukjes së fëmijëve.

“Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen ‘Skënderbeg’, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit  K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.