Zvicra ka mbyllur për disa orë hapësirën e saj ajrore këtë të mërkurë për arsye sigurie, pas një defekti kompjuterik.
Shërbimi i kontrollit të trafikut ajror Skyguide i ndaloi të gjithë avionët herët në mëngjes, dhe më vonë njoftoi: “Mosfunksionimi teknik … është zgjidhur“, pa sqaruar se cili ishte problemi fillestar.
The technical malfunction at Skyguide has been resolved. The airspace closure was lifted at 8.30 am. Swiss airspace is now open again and air traffic over Switzerland and operations at the national airports of Geneva and Zurich are resuming.
— Skyguide (@skyguide) June 15, 2022
Kjo gjë paralizoi aeroportet kryesore të vendit në Zyrih dhe në Gjenevë, të cilat ndaluan të gjitha uljet dhe ngritjet, megjithëse të dy qendrat njoftuan më vonë një rifillim të trafikut nga ora 8:30 e mëngjesit sipas orës lokale. Kjo ka prekur rreth 6 mijë e 400 pasagjerë.
Një zëdhënës i Skyguide tha për “Radio SFR” se disa avionë të nisur për në Zvicër u desh të ndryshonin rrugën drejt vendeve të tjera.
Disa fluturime u anuluan për shkak të mosfunksionimit, ndërsa pasagjerëve iu tha të prisnin informacione nga transportuesit e tyre.
Në mëngjes, fluturimet nga Dubai dhe Johannesburg u detyruan të uleshin në Milano, sipas të dhënave nga faqja e internetit Flightradar24.
According to Eurocontrol there is a system failure in Switzerland right now:
LSAZ and LSAG (Zurich and Geneva). Zero rate regulations due to system failure. High delays.Live map https://t.co/OcDzZ0ssJD pic.twitter.com/93HsF4J4HL
— Flightradar24 (@flightradar24) June 15, 2022