Vendosni fjalën kyçe....

Agim Kajmaku dhe nipi mohojnë akuzat: Nuk dinim asgjë për kokainën, shkuam për të blerë lule


Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku dhe nipi i tij kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre nga autoritetet italiane, pasi u kapën me 20 kg kokainë në vazot e luleve.

Në dëshminë e dhënë për policinë italiane, ata janë shprehur se nuk dinin asgjë për praninë e lëndës narkotike por ishin paraqitur vetëm për të blerë lule në dyqan.

Mediet italiane shkruajnë se xhaxhai dhe nipi, janë ende të burgosur në burgun e Fermos, dhe se “ata vazhdojnë të përsërisin se nuk dinë asgjë për praninë e drogës.”

Avokati mbrojtës i të dyve, Vittorio Supino thotë se ka ende shumë punë për të bërë për të zbardhur pozicionin e klientëve të tij.

Ai gjithashtu flet për mjetin e krimit, një çantë me shirit natriban, por sipas tij i njëjti shirit nuk do të ishte përdorur për paketimin e pakove me kokainë të fshehura në dheun e bimëve të sekuestruara.

Sipas dëshmisë së Kajmakut dhe nipit të tij, ata shkuan për të blerë bimë në disa fidanishte të zonës dhe i mblodhën në atë të Grottammares, ku duhej të ngarkoheshin.