Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet aktivisti kundër abortit në SHBA, u ngjit në ndërtesën 50-katëshe (Video)


Maison DesChamps, i vetëquajtur ‘Pro-Life Spider-Man’, u arrestua pasi u ngjit në një ndërtesë 50-katëshe në Oklahoma City të martën.

Aktivisti kundër abortit postoi një video të marifetit në Instagramin e tij, duke filmuar një kamion zjarrfikës dhe një turmë punonjësish që grumbulloheshin në këmbët e Devon Tower, ndërtesa më e lartë e shtetit.

“Ata po mblidhen, megjithatë nuk ka ende helikopter.” – dëgjohet ai duke thënë në pamjet pasi u bëri thirrje mbështetësve që të vizitojnë faqen e tij të internetit dhe ‘të dhurojnë për të ndihmuar në shpëtimin e një fëmije’.

Alpinisti po kërkonte dhurime për ‘Let Them Live’, një organizatë bamirëse e cila ofron fonde për gratë që kërkojnë të abortojnë në një përpjekje për t’i bindur ato të kenë fëmijën e tyre në vend të kësaj.

‘Let Them Live’ kishte njoftuar një partneritet me DesChamps një ditë më parë, duke lënë të kuptohet se ai do të ngjitej në një ndërtesë në mbështetje të përpjekjeve të tyre pa përcaktuar se cilën ndërtesë.

Aktivisti i shndërruar në alpinist shpreson të mbledhë të paktën 1 milion dollarë për bamirësitë e grave pro-jetës dhe shkroi në faqen e tij të internetit se ai ishte i motivuar nga drafti i opinionit të Gjykatës së Lartë të zbuluar së fundi në favor të përmbysjes së lejimit të abortit.

DesChamps fillimisht u akuzua për shkelje të ligjit dhe sjellje të çrregullt, megjithëse akuza e fundit u rrëzua përfundimisht.

Kapiteni Valerie Littlejohn i policisë së qytetit të Oklahoma zbuloi gjatë një konference për shtyp të martën se policia kishte mbyllur rrugët aty pranë për shkak të shoferëve që ndalonin për të parë marifetin e 22-vjeçarit që ngjitej në ndërtesën 257 metra të lartë.

Autoritetet arrestuan të riun pro jetës sapo ai arriti në çati, tha Littlejohn.