Kreu i PD-së Sali Berisha ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit, për të marrë pjesë në Forumin Global të IX në Baku.
Kjo është e para vizitë e tij zyrtare jashtë vendit që pas rizgjedhjes së tij në krye të Partisë Demokratike.
Berisha shprehet se ky forum është një mundësi e veçantë për të shprehur qëndrimet e PD-së për zhvillimet në vend, rajon dhe Europë.
“Pjesëmarrje ne Forumin Global të IX në Baku, Azerbajxhan.
Të dashur miq,
Ju përshëndes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global të IX për të marrë pjesë në punimet e këtij Forumi i cili këtë vit ka si axhendë: ‘Sfidat e rendit botëror’
Forumi organizohet nga Qendra Ndërkombëtare ‘Nizami Ganjavi’. Në punimet e Forumit marrin pjesë dhjetëra Presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm dhe qindra personalitete politike nga Europa dhe të gjithë kontinentet e tjerë.
Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev.
Ky forum është një mundësi e veçantë për t’u paraqitur miqve të mi, personaliteteve të pranishëm, publikut, dhe mediave qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, në rajon dhe në Europë.”-shkruan Berisha.