Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Meta në Forumin IX Global në Azerbajxhan: Mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë


Presidenti i vendit Ilir Meta gjithashtu po merr pjesë sot në forumin IX Global të Bakusë që zhvillohet në Azerbajxhan.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se temat kryesore të këtij forumi do të jetë pasojat e pushimit të Ukrainës nga Rusia dhe hapat që duhen marrë pas pandemisë së COVID-19.

“Kënaqësi të marr pjesë dhe të përshëndes sot Forumin IX Global të Bakusë ‘Rezistenca globale, bashkëpunimi global’, platformë unike e personaliteteve të dalluara nga të gjithë sektorët e qeverisjes, jetës politike dhe shoqërore në botë, të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare ‘Nizami Ganjavi’.

Pasojat e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, si dhe hapat që duhen ndërmarrë në një epokë pas pandemisë COVID-19 do të jenë temat kryesore të këtij forumi të rëndësishëm, të cilit i uroj rezultate të frytshme, si dhe që të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë për të rënë dakord, nëpërmjet angazhimeve konkrete për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona.”- shkruan Meta.

Kujtojmë se pjesë e këtij forumi është edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Kjo është vizita e tij e parë jashtë shtetit, që pas marrjes së detyrës së kryetarit të PD-së.

Berisha e konsideroi këtë forum si një mundësi për të shprehur qëndrimin e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, rajon dhe Europë.