Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një grua e mbytur në liqenin e Butrintit


Gjendet një grua e mbytur në liqenin e Butrintit në Sarandë. Sipas policisë mësohet se viktima është një grua 70-vjeçare, e cila dyshohet se ka rënë në ujë aksidentalisht.

 “Më datë 16.06.2022, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur ‘Manastiri’, Ksamil, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Butrintit, shtetasja V. B., rreth 70 vjeçe.”-njofton policia e Sarandës.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në momentin e ngjarjes gruaja e identifikuar si Shpresa Dine sipas “Balkanweb”, kishte qenë duke nxjerrë midhje, së bashku me vajzën e saj me një varkë të tyren.

Në afërsi të bregut, aksidentalisht i shkau këmba dhe për rrjedhojë është mbytur. Persona që ndodheshin aty e kanë ndihmuar për ta nxjerrë nga uji, por fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë.