Vendosni fjalën kyçe....

Kundërshtari i Tyson i kthyer në roje sigurie rrëzon ‘nokaut’ klientin e zhurmshëm (Video)


Thuhet se gjëja e fundit që humbet një boksier është fuqia e tij e kjo duket të jetë e vërtetë për Julius Francis, pasi u shfaqën pamjet e boksierit të peshës së rëndë në pension duke goditur një burrë të zhurmshëm ndërsa punonte si roje sigurie në Mbretërinë e Bashkuar.

Francis, 57 vjeç, luftoi me Mike Tyson dhe Vitali Klitschko gjatë karrierës së tij profesionale me 48 ndeshje, por mund të thuhet se dyshja në fjalë bënë pak më shumë qëndresë sesa njeriu fatkeq që testoi durimin e tij në një qendër shitjeje me pakicë në Londër në një video e cila është bërë virale.

Pamjet tregojnë Francis dhe disa nga kolegët e tij punonjës që përpiqen të qetësojnë një person në hyrje të një parku ushqimesh dhe shitjesh me pakicë të njohur si BoxPark në Londrën Veriore, por një burrë duket të jetë veçanërisht i inatosur ndërsa shtyn dhe fyen punonjës të ndryshëm.

Ai së shpejti bën një gabim fatal, pasi përballet me Francis dhe merr një grusht duke u rrëzuar në tokë. Francis më pas largohet duke i lënë bashkëpunëtorët e personit të pakënaqur që të kujdesen për të në tokë.

Mbetet për t’u parë nëse ai do përballet me ndonjë problem ligjor për shkak të incidentit, por Policia Metropolitane ka konfirmuar se është duke hetuar çështjen.

Përfaqësuesit nga BoxPark gjithashtu kanë pohuar se janë duke shqyrtuar rrethanat e videos e ndërsa nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar, ata kanë thënë se siguria e klientëve të tyre është parësore.

Francis ishte një nga boksierët më të njohur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundit të viteve ’90 deri në mesin e viteve 2000 dhe ndoshta është më i njohur për humbjen e tij me nokaut në raundin e dytë ndaj Mike Tyson në 2000.

Ai u tërhoq nga ringu në vitin 2006 pasi humbi 14 ndeshjet e fundit të karrierës së tij.