Arrestohet ish-drejtori i OSHEE-së në Mirditë, pasi u përfshi në një konflikt me një bashkëfshatar të tij.
Sipas “Balkanweb”, kjo ngjarje ka ndodhur në zonën e Fanit në Mirditë.
Ish-drejtori i OSHEE-së Altin Nikollit akuzohet se ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë. Pas veprimeve hetimore ndaj tij është lëshuar dhe urdhër ndalimi.
Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.