Vendosni fjalën kyçe....

“Rama sot është po nesër nuk është” – Jorida Tabaku: Borxhi publik ka shkuar pothuajse 3-shifror, fatura e arbitrazhit është 385 mln euro


Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi sot se borxhi publik ka shkuar pothuajse treshifror.

Gjatë fjalës së saj në Parlament ku po ngrinte shqetësimin e saj për financat publike, Tabaku tha se qeveria sot duhet të kishte ardhur me një buxhet të rishikuar. Sipas saj, faturat e arbitrazhit shkojnë në 385 milionë euro, dhe këto duhet të ishin një kambanë alarmi për qeverinë.

“Ligji i amnistisë fiskale i hap rrugë një kapitali që nuk duhet të ishte ne diskutim. Vendos një rrezik të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe integrimin.

Sot borxhi publik ka shkuar pothuajse treshifror. Retorikën e qeverisë e kemi dëgjuar. Por në kushtet ku jemi, kur faturat e arbitrazhit shkojnë në 385 mln euro, kur detyrimet për kontratat koncesionare zënë 12% të PBB, unë besoj që ky duhet të ishte një shqetësim i jashtëzakonshëm për financat publike, një kambanë alarmi për qeverinë.

Qeveria shqiptare duhet të kishte ardhur me buxhet të rishikuar, me paketë të mbrojtjes sociale. Duhet të kishin ndryshuar disa prioritete.

Dëgjova me interes faktin që INSTAT ka prodhuar shifra lidhur me punësimin më të lartë ndonjëherë të shqiptarëve, të njëjtat institucione kanë prodhuar shifra për emigracionin më të lartë të shqiptarëve.

Sa është forca e punës sot. Nëse Shqipëria zbrazet, është e kotë të thoni që është rritur punësimin se me një Shqipëri të zbrazur vetëm socialistët do punësohen nuk ka kush punësohet tjetër. Shpresoj që guvernatori, disa nga shqetësimet që unë ngrita dhe që i kam diskutuar edhe me të, t’i marrë parasysh, jo se jam opozitë dhe çdo gjë të bardhë dua ta bëj të zezë, jo se s’më pëlqen asgjë, por e shoh me shqetësim të ardhmen e financave publike se Edi Rama sot është po nesër nuk është.”- deklaroi Tabaku.