Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot në Facebook disa pasazhe nga dosja hetimore italiane ku përmendej dhe djali biologjik i Ministrit Bledi Çuçi si person i proceduar në shtetin italian.
Por Hashtag.al pasi ka siguruar të plotë dosjen hetimore dhe operative të autoriteteve italiane, ka zbuluar se prokurorët italianë në fund të procesit të interceptimeve dhe hetimit shkruajnë se shtetasi Endi Çuçi përjashtohet nga çdo lloj barre pasi nuk rezulton i implikuar nga asnjë prej veprave që dyshohej gjatë interceptimeve.
Në konkluzionet e hetimit prokurorët italianë shkruajnë : “në shqyrtimin e fakteve që lidhet me paragrafin në fjalë, bëjmë me dije që në fillim se elementet që kemi në dispozicion na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojmë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZAKALINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”.
Denoncimi i Berishës (lexo këtu) përveç se është i cunguar dhe linçues, e ka implikuar ish-kryeministrin duke e bërë pjesë të një gjyqi publik dhe mediatik që po bëhet ndaj disa mjekëve, duke publikuar vetëm copëza nga dosja hetimore ndërsa për këta mjekë dhe personazhe nuk ka asnjë akuzë zyrtare as në Itali dhe as në Tiranë.
E gjithë vorbulla mediatike që dukej sikur në fillim drejtohej ndaj këtyre mjekëve dhe personazheve publikë në Tiranë, duket se ka qenë me shënjestër kryesore Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi si shënjestër politike, duke stisur copëza fashikujsh me qëllim goditjen politike pa ndonjë bazë juridike./Hashtag.al