Vendosni fjalën kyçe....

Braçe tallet me Ministren e Bujqësisë: Bubullima ndodhet në Lushnjë jo në Divjakë


Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe është talluar me ministren e Bujqësisë Frida Krifca pas një postimi që kjo e fundit bëri në rrjete sociale.

Krifca në një postim në rrjetet sociale shkruante se ka qenë në Bubullimë të Divjakës dhe ka takuar fermer Apostolin.

Gafën e Ministres e ka evidentuar Braçe i cili edhe si një deputet i zonës thotë se Bubullima ndodhet në Lushnjë.

Braçe i cili së fundmi ka bërë kritika të forta për rritjen e çmimeve dhe abuzimet me tregtinë e produkteve bujqësore vë në dukje për Ministren se “Apostolit” siç e njeh drejtuesja e dikasterit dhe “Turit” siç e njeh deputeti pasi t’i piqet shalqini do i shitet me vetëm 4-5 lekë.