Janë nxjerrë trupat e pajetë të të rinjve që ranë me makinë në rezervuarin e Çekrezës në Tiranë.
Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Erjon Muça 20-vjeçaren F.Gj.
Ata ranë në rezervuar orët e para të mëngjesit e sotëm e janë nxjerrë që andej nga polumbarët e RENEA-s.
Mjeti i fundosur u pikaas nga roja i rezervuarit që njoftoi policinë. Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë e prokuroria po heton për zbardhjen e saj.
Njoftimi
“Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:
Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
Njoftimi
“Më datë 17.06.2022, rreth orës 07:20, jemi njoftuar nga roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”