Vendosni fjalën kyçe....

Paralizohen gjykatat, avokatët në ditën e katërt të protestës kundër hartës së re gjyqësore


Vijon për të katërtën ditë radhazi bojkoti i Dhomës së Avokatëve që kundërshtojnë hartën e re gjyqësore që pritet të miratohet nga qeveria.

Ata e nisën grevën në fillim të javës duke theksuar se harta e re cenon rëndë marrje e drejtësisë për qytetarët dhe shton shumë shpenzimet e tyre.

Sot është dita e fundit e grevës së paralajmëruar ndërsa nuk ka ende asnjë lajmërim se çfarë do ndodhë me nisjen e javës që vjen.

Një pjesë e avokatëve e kanë kudërshtuar grevën duke thënë se nuk është mjeti i duhur për të ngritur shqetësimet.

Ndërkohë KLGJ-ja ka argumentuar hartën e re gjyqësore me gjendjen në vend për shkak të mungesës së shumë gjyqtarëve.

Sipas saj, harta e re bëhet që t’u ofrohet të gjithë qytetarëve drejtësi e barabartë e në të njëjtën kohë si dhe të ekuilibrohet ngarkesa në gjykatat e vendit.

Harta e parashikon shkrirjen e nëntë Gjykatave të Shkallës së Parë, disa Gjykatave të Apelit e disa Gjykatave Administrative.