Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi kritika bashkive: Janë neglizhente ndaj zjarreve, kërkojnë helikopterin kur zjarri merr përmasa të mëdha


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një deklaratë nga Korça ka kritikuar Bashkitë për reagimin ndaj zjarreve që bien në vend.

Peleshi tha se Bashkitë kërkojnë helikopterin vetëm kur zjarri merr përmasa të mëdha.

Sipas Ministrit, njësitë e qeverisjes vendore duhet të bëjnë sensibilizim të hershëm kur shfaqen varja dhe të mos neglizhojnë proceset.

Kapacitetet tona të brendshme ajrore janë të limituara dhe nuk kam pse e fsheh. Sazani nuk u dogj, pati një zjarr i cili ishte serioz sepse Sazani ka një bimësi të egër dhe kjo e bënte të vështirë. Ky ishte edhe qëllimi i takimit te sotëm sepse nuk funksionon akoma siç duhet zinxhiri i reagimit, të parët që ata përballen duhet të jenë administratorët , bashkitë. Nuk e kam fjalën për kritika specifike, por ky zinxhir nuk funksionon siç duhet. Çdo bashki nuk reagon, e para neglizhojnë proceset, sensibilizimin shumë të rëndësishëm për identifikimin e hershëm edhe për eliminimin e një zjarri potencial dhe pastaj degradon situata. Vetëm kur e shokun tymin dhe zjarrin që merr përmasa të mëdha i bien telefonit dhe kërkojnë helikopterin”-deklaroi Peleshi.

Më tutje Peleshi foli edhe për mungesën e avionëve për shuarjen e flakëve duke thënë se kushtojnë shumë për buxhetin e shtetit dhe kostot e mirëmbajtes janë të mëdha.

Ne kemi kapacitetet tona të brendshme ajrore të cilat janë të limituara dhe nuk ka asgjë për tu fshehur, takati financiar i Shqipërisë nuk është të blerë avionë për shuarjen e zjarreve, ato kushtojnë 50 mln euro, nuk është puna që nuk i kemi 50 mln euro, por mjete të tilla kërkojnë dhe kapacitete mirëmbajtje, por mirëmbajtja kushton më tepër sesa helikopteri.”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes.