Vendosni fjalën kyçe....

Rama paralajmëron bashkitë: Ato që janë të falimentuara do merren në administrim nga qeveria


Kryeministri Rama ka paralamëruar bashkitë e falimentuara se nëse nuk arrijnë të dalin nga gropa financiare do merren nën administrim nga qeveria.

Ai solli si shembull Italinë ku sipas tij bashkitë e falimentuara merren nën administrim nga qeveria qendrore.

Kreu i qeverisë e bëri deklaratën gjatë një takimi me kryebashkiakët e vendit, takim ku morën pjesë edhe ministri i Brendshëm Çuçi e ajo e Financave Ibrahimaj.

“Tani të vijmë edhe të lajmet e këqija, se lajmet e këqija m’i lënë mua ministrat. Do marrim bashki në administrim kur janë të falimentuara. Siç ndodh kudo, siç ndodh në Itali ku situata financiare bëhet një gropë që nuk mbushet më duke bërë sikur nuk e sheh. Siç bëmë me pastrimin do bëjmë edhe me disiplinën buxhetore. Nuk do kalojnë në këshillat bashkiakë buxhete nëse nuk garantojnë stabilitetin financiar të bashkive.” – tha Rama.