Vendosni fjalën kyçe....

Zhvilluan protesta e u përplasën me policinë, Kurti pret veteranët e UÇK-së në takim


Pas protestave të zhvilluara, veteranët e UÇK-së kanë takuar sot kryeministrin e vendit. Pakimi vjen teksa qeveria e Kosovës pritet të miratojë ligjin për pagën minimale.

Paga minimale pritet të bëhet nga 170 në 264 euro por pensionet e veteranëve të UÇK-së nuk janë përfshirë në këtë rritje pasi janë caktuar mbi pagën minimale të miratuar më herët.

Ditën e enjte veteranët e UÇK-së zhvilluan një protestë masive para parlamentit duke pamundësuar zhvillimin e seancës.

Ata u përplasën me policinë që u përpoq t’i pengojë të futen brenda sallës së parlamentit.