Vendosni fjalën kyçe....

Dendias: Me Shqipërinë duam të ndajmë detin sipas të drejtës ndërkombëtare, duam të japim shembull në rajon


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Dendias në një intervistë për median Neftemporiki ka folur për përcaktimin e kufijve detarë mes Tiranës dhe Athinës zyrtare.

Dendias tha se gjatë vizitës së tij në Shqipëri diskutoi rreth mundësive për të nxitur këtë proces.

Me ndarjes e kufijve sipas së drejtës ndërkombëtare, Dendias tha se jepet një shembull në rajon se si do duhej të zgjidheshin mosmarrëveshjet.

Tashmë ka një marrëveshje politike midis Greqisë dhe Shqipërisë për të referuar çështjen e përcaktimit të kufijve të Zonës Ekskluzive Ekonomike mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila u arrit gjatë vizitës sime në Tiranë në tetor. 2020. Kryeministri, zoti Rama, luajti një rol kyç në arritjen e kësaj marrëveshjeje nga pala shqiptare. Të dy vendet janë në komunikim të drejtpërdrejtë. Gjatë vizitës sime të fundit në Tiranë, rreth tre javë më parë, diskutuam me palën shqiptare mundësitë dhe mënyrat për të nxitur këtë proces.

Synimi është që të jetë në gjendje të paraqesë bashkëangazhimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mbyllet një varg vitesh por edhe për të dhënë një shembull të qartë për të gjitha vendet e rajonit më të gjerë se si të zgjidhen mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe në veçanti të së drejtës së detit”-tha Dendias.