Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Shkodrës lë në arrest shtëpie efektivët e policisë që dyshohet se lejuan kultivimin e kanabisit


Gjykata e Shkodrës ka lënë në arrest shtëpie 4 efektivët e policisë së stacionit Velipojë të cilët dyshohet se lejuan kultivimin e kanabisit.

N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë, do të qëndrojnë deri në përmbyllje të plotë të hetimeve në arrest shtëpie.

Akuzat e ngritura ndaj tyre u zbehen në sallën e gjyqit, kur vetë efektivët kanë treguar se kanë qenë vetë këta të fundit që kanë zbuluar parcelën me kanabis, duke kryer më pas asgjësimin e 560 bimëve.

Prokurori i çështjes Albert Muçaj u tërhoq nga kërkesa për lënien e tyre në burg, duke pranuar arrestin shtëpiak, gjë që u pranua edhe nga kryesuesja e çështjes Irida Kacerja.