Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar statistikat e plota për mercenarët e huaj që luftojnë në Ukrainë.
Ambasada e Rusisë në vendin tonë ka shpërndarë tabelën, ku bëhet i ditur dhe numri i mercenarëve nga Shqipëria dhe nga Kosova.
Kështu sikurse vihet re nga tabela e publikuar, nga Shqipëria kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë 150 mercenarë që kanë mbërritur atje që nga 24 shkurti 2020.
Prej tyre 42 thuhet se janë eliminuar, 40 janë larguar dhe 68 të tjerët janë përsëri atje.
Ndërkohë nga Kosova thuhet se kanë shkaur të luftojnë 156 luftëtarë, prej të cilëve 61 janë eliminuar, 60 janë larguar dhe të tjerët mbeten në Ukrainë.
Sipas ministrisë ruse, 6 mijë e 956 njerëz kanë mbërritur në Ukrainë që nga 24 shkurti kur filloi lufta, dhe 1 mijë e 956 vdiqën në beteja, ndërsa 1 mijë e 779 u larguan nga vendi.
Kliko këtu për tabelën e plotë.