Vendosni fjalën kyçe....

Salianji i kujton Ramës premtimin për 2 satelitët që do ngriheshin në hapësirë këtë Qershor: Në qiell po fluturon veç nafta dhe çmimet e shportës


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ka kujtuar kryeministrit premtimin e bërë nga kryeministri Edi Rama se Shqipëria do të kishte satelitët e saj në hapësirë në një periudhë shumë të afërt kohore.

Në një seancë parlamentare ai thoshte se këtë qershor do ngriheshin dy satelitët “Albania 1 dhe Albania 2”.

Salianji e ironizon kryeministrin duke thënë se e vetmja gjë që po fluturon në Shqipëri aktualisht janë çmimet, si të karburantit dhe të ushqimeve.

“Edi Rama premtoi solemnisht se këtë Mars dhe Qershor do të ngrintë në hapësirë dy satelitët shqiptarë dhe na ftoi të mos qeshnim me premtimin e tij!

Në këtë muaj kur duhet të ishin në hapësirë dy satelitët që do të bënin namin, në qiell kanë fluturuar çmimet e shportës dhe nafta! Sot më shumë se çdo herë tjetër qytetarët kanë nevojë për ndihmën e qeverisë jo për qeveri që fluturon me satelitë….”- shkruan Salianji.