Bombola gazi kanë shpërthyer këtë të shtunë në fabrikën e Porto Romanos në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ku depozitat e gazit u përfshinë nga flakët.
“Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rrënë zjarr në depozitat e gazit.
Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas “Report TV”, banorët janë larguar nga zona për të qenë të sigurt dhe janë rikthyer përsëri pas normalizimit të situatës.