Vendosni fjalën kyçe....

Stuhi në SHBA, lëndohen 3 persona, 400 mijë familje mbesin pa energji elektrike


Stuhi të shumta dhe të forta kanë lënduar tre persona si dhe ndalën energjinë në qindra mijëra familje, derisa i ftohti vërshoi Luginën e Ohajos, kaloi përmes Virxhinias si dhe në juglindje, të premten pasdite.

Në kulmin e stuhive në mbrëmjen e së premtes, mbi 240 mijë njerëz mbeten pa energji elektrike në Karolinën e Veriut, 131 mijë në Virxhinia dhe mbi 70 mijë njerëz mbeten pa rrymë në Virxhinia-n Perëndimore, sipas Poweroutage.us, pasi erërat arritën në 96-112 kilometra në orë në disa zona. Ndërprerjet po zvogëloheshin ngadalë gjatë orëve të natës.

Disa raportime për dëmet pasuan pasi një front i fuqishëm i ftohtë nxiti stuhitë në Virxhinia, Karolinën e Veriut dhe Maryland-in jugor.

Një person pësoi lëndime kur u godit nga një pemë që ra në Wirtz, të Virxhinia-s, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Në Karolinën e Veriut fqinje, një burrë u godit nga rrufeja derisa po punonte jashtë në Nash County.

Një tjetër person në Karolinën e Veriut u lëndua kur pema i ra në veturë.