Vendosni fjalën kyçe....

Tottenhami ofron 90 mln për sulmuesin e Interit


Trajneri Italian Antonio Konte, synon të marrë në Londër pjesë të tjera të rëndësishme të ish-skuadrës së tij. Konte për javë të tëra ndoqi pistën Alesandro Bastoni, duke e joshur Interin me oferta veçanërisht të rëndësishme. Pas një serie bisedimesh të organizuara me menaxherin Tullio Tinti, megjithatë, klubi zikaltër, në mirëkuptim me lojtarin vendosi të refuzonte çdo ofertë të Spurs.

Sipas “The Guardian”, Totenhami ka vënë sërish në shënjestër Lautaro Martinez. Vetëm verën e kaluar, kur Nuno Espirito Santo ishte ende i ulur në stol, u tentua të rrëmbehej qendërsulmuesi argjentinas nga Simone Inzagi, por pa sukses.

Megjithatë, këtë herë Tottenham mund ta tundojë Inter-in me një propozim prej rreth 90 milionë euro. Një shifër marramendëse për klubin zikaltër, që po punon ta përforcojë sulmin me Dybala dhe Lukaku.

Nga ana tjetër, Martinez së fundmi ka hapur një biznes të ri në qendër të Milanos së bashku me partneren e tij Agustina dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient në këtë moment të jetës së tij.