Dy persona kanë pësuar një aksident në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit” në Tiranë.
Shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç. duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë, pasditen e sotme, rreth orës 16:30, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi ku ishin rrëzuar.
Ndërhyrja e policisë dhe shërbimit mjekësor dhe emergjencave bëri të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënien e ndihmës së parë.
Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.