Anijet luftarake kanë shkatërruar një qendër komandimi me raketa Kalibr, duke vrarë dhjetëra oficerë ukrainas, tha të dielën Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Më shumë se 50 gjeneralë dhe oficerë të Forcave të Armatosura të Ukrainës u vranë.” – thuhet në deklaratë.
Sulmi u zhvillua pranë fshatit Shirokaya Dacha në rajonin e Dnepropetrovsk. Sulmi goditi kompleksin ku komandantët e disa njësive ukrainase ishin mbledhur për një takim, tha Moska.
Ministria shtoi se raketat Kalibr u përdorën gjithashtu për të shkatërruar 10 obusa M777 dhe deri në 20 automjete të blinduara që u dorëzuan së fundmi nga Perëndimi dhe ishin ruajtur brenda një ndërtese fabrike në qytetin jugor të Nikolaev.
Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi të dielën se artileria e vendit shkatërroi disa raketahedhës të shumëfishtë rusë.