Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e nesërme ku qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do ta mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët në Prishtinë.
Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në Prishtinë.
Delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë pritet të mbërrijë aty në orën 10:45 dhe në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurt
Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive është planifikuar të nis në orën 11:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.
Më pas, është planifikuar një konferencë për shtyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.