Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Do heqim tarifat doganore me Kosovën presim që edhe qeveria në Prishtinë të bëjë të njëjtën


Tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen – duke filluar me ato bujqësore, ka thënë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në fabrikën e miellit M&Sillosi.

Ai ka kërkuar që edhe Qeveria e Kosovës ta bëjë një hap të tillë.

Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarëdo vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”, ka thënë Rama.