Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kush zgjedh të pushojë në Shqipëri, ka shërbim shëndetësor 24 orë nga veriu në jug


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale nga qendrat shëndetësore pranë bregdetit shqiptar dhe thotë se të gjithë ata që zgjedhin të pushojnë në vendin tonë, nga veriu në jug do të ketë shërbim 24 orë të kujdesit shëndetësor.

Rama thotë se janë 29 qendra shëndetësore të vendosura në të gjitha pikat turistike me 160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për rastet emergjente.

 “Kudo ku keni zgjedhur të pushoni këtë të diel, në mal apo buzë detit, kemi siguruar kujdes shëndetësor 24 orë për pushuesit dhe turistët nga veriu në jug, me rrjetin e qendrave shëndetësore verore, për një sezon turistik të sigurt.

29 qendra shëndetësore me shërbim 24/7 në zonat turistike.

160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencat.

Barna dhe materiale mjekësore të garantuara.

Telefononi #UrgjencënKombëtare127 për çdo emergjencë shëndetësore.”-shkruan Rama krahas videos.