Një ngjarje e rëndë ka tronditur Selanikun pasi është gjetur një kufomë pa kokë dhe pa këmbë.
Gazeta Protothema shkruan se trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë në Mjekësinë Ligjore të Selanikut dhe nesër, të hënën, pritet ekspertiza mjeko-ligjore.
Autoritetet e Selanikut janë njoftuar për gjetjen e trupit në zonën e Kalochorit, pasi një peshkatar ka hasur kufomën herët në mëngjes.
Sipas gazetës, bëhet fjalë për një kufomë njeriu që duket se i përket një burri dhe është gjetur pa gjymtyrë dhe pa kokë, pasi është ngrënë nga peshku. Këto ndoshta tregojnë se trupi ka qenë në det për një kohë të gjatë.
Autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për një person që ishte shpallur i zhdukur më parë dhe rrethanat në të cilat ai humbi jetën.