Vendosni fjalën kyçe....

Australia ndihmon Ukrainën me mjetet e para të blinduara


Australia i ka dërguar Ukrainës katër mjetet e para të blinduara M11AS4s, e do t’i dërgojë edhe dhjetë tjera.

Siç raporton The Guardian, ndihma ushtarake që Australia do t’ia dërgojë Ukrainës, kap vlerën e 285 milionë dollarëve.

Mjetet e blinduara janë futur në aeroplanin për transportimin e mallrave gjatë javës së kaluar, pasi që ish-ministri i Australisë, Peter Daton, pati premtuar se ky vend do t’ia dërgojë 20 mjete tjera të blinduara Bushmaster.

“Do të vazhdojmë të kërkojmë mënyra për ta ndihmuar popullin e Ukrainës. Australia mbështet Ukrainën dhe edhe një herë i bën thirrje Rusisë të ndalet me pushtimin ilegal në Ukrainë”, tha ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles.

Në anën tjetër, Ukraina ka falënderuar Australinë për ndihmën e ofruar.

“Ukraina nuk do ta harrojë këtë. Edhe një dërgesë e mjeteve të blinduara të Australisë po udhëtojnë drejt Ukrainës. Ura ajrore po mbulon gjysmën e botës dhe po bashkon popujt tonë në këto kohë të vështira për Ukrainën”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.