Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Harta e re gjyqësore në shkelje të Kushtetutës, Soros shkatërroi sistemin e drejtësisë


Ish-kryeministri Sali Berisha organizoi këtë pasdite një tryezë diskutimi me avokatët për të biseduar mbi problematikat e sistemit të drejtësisë dhe hartën e re gjyqësore.

Berisha tha se harta e re gjyqësore është në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese, ligjin për organizimin e drejtësisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli reforma e drejtësisë, sistemin e drejtësisë në Shqipëri.”-tha Berisha.

Më tej kreu i PD tha se asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër sistemin e drejtësisë siç e shkatërroi George Soros.

“Asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër, një kombi sistemin e drejtësisë siç e shkatërroi reforma e George Soros, drejtësinë në Shqipëri.”-deklaroi Berisha.