Dhomat e Avokatisë së Fierit dhe Elbasanit kanë thyer grevën e vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë duke rifilluar punën. Më herët Dhomat e Avokatisë në Korçë e Lushnjë njoftuan se do e vijonin grevën edhe këtë javë.
Një pjesë e Dhomave të Avokatisë bëjnë grevë prej disa ditësh duke kundërshtuar hartën e re gjyqësore që parashikon shkrirjen e një numri gjykatash të Shkallës së Parë, Apeli apo Administrative.
Sipas KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe Shoqatës së Gjyqtarëve, reforma bëhet për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve e për t’u dhënë drejtësi të barabartë në të njëjtën kohë.
Po kështu një pjesë avokatësh e kanë kundërshtuar grevën duke thënë se nuk është mjeti i duhur për të zgjidhur problemin.