Vendosni fjalën kyçe....

Dhomat e Avokatisë vijojnë bojkotin kundër hartës së re gjyqësore


Dhomat e Avokatisë në vend kanë njoftuar se do vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore edhe këtë javë në kundërshtim të hartës së re gjyqësore.

Përveç Dhomës së Tiranës, bojktotin do e vijojnë edhe Dhoma e Lushnjës dhe Korçës. Dhomat e Avokatisë kundërshtojnë hartën e re gjyqësore pasi sipas tyre cenon rëndë marrjen e drejtësisë për qytetarët.

Harta e re gjyqësore është mbrojtur me forcë nga KLGJ-ja, Ministria e Drejtësisë dhe Dhoma e Gjyqtarëve. Sipas tyre reforma bëhet në interes të qytetarëve.