Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Italian: Armando Broja objektivi kryesor i West Ham-it


Gazetari i njohur italian, Gianluca DiMarzio ka shkruar se West Ham e kanë synim primar sulmuesin shqiptar, Armando Broja

Sipas faqes së këtij gazetari, pas arritjes në skuadrën londineze të Nayef Aguerd nga Stade Rennais, tani ata kanë vetëm një synim.

Çekanët radarin e tyre e kanë ndalur të Armando Broja, sulmuesin shqiptar të Chelseat i cili sezonin e kaluar sa ishte i huazuar në Southampton shënoi 9 gola në 38 ndeshje.

Ai është synimi i parë për West Ham si sulmues i tyre i ri. Marrëveshja nuk është arritur apo është afër të ndodh, por klubi është duke punuar që t’i sigurojë atij një marrëveshje të qëndrueshme. Shuma e kalimit të tij mund të jetë diku nga 25-30 milionë funte”, ka shkruar gazetari italian.