Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Kokalari u shqetësua nga rezultatet e mia, kasta e vjetër nuk do qarkullim brezash


Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi në emisionin “Radar Informativ” se zgjodhi të padiste Evi Kokalarin për akuzat ndaj tij pasi tejkaloi kufijtë e të hedhurit baltë.

Këlliçi tha se është absurde që personat që flasin kundër lobimit, më pas lobojnë kundër një emri.

“Pres që zonja të vijë dhe të provojë një fakt të vetëm para gjykatës. Ky nuk është çështje që zgjidhet në rrjetet sociale. Meqë disponon prova ka të rënda të vijë në gjykatë. Meqë i kam dalë në shteg le të vijë te shtegu. Zonja Kokalari ka bërë zgjedhjen e saj. Ti shpëtojë edhe faktit që mos akuzohet për moskallëzim krimi.

Nuk e kam idenë kë mbështet. Nuk dua ti jap më asnjë sekondë vëmendje kësaj çështje. Kjo përplasje nuk shërben. Janë çështje tonat të brendshme. Për rastin në fjalë, meqë nuk ka pasur një kufi në të gjithë morinë e baltës, meqë unë kam kryer të gjitha këto krime të dalë një individ i vetëm dhe ta provojë në gjykatë. Më absurde më duket që personat që flasim kundër lobimit të bëjnë një akt të paprecedentë në 32 vite, të lobojnë kundër një emri”, tha ai.

Këlliçi tha se Kokalarin mund ta ketë shqetësuar rezultati i tij i mirë në zgjedhjet e brendshme të PD-së. Sipas tij, kasa e vjetër politike nuk do qarkullim brezash dhe për këtë arsye thotë ai ka qenë avokat i të rinjve në këtë forcë politike.

“Unë dola kandidati më i votuar, mund të ketë shqetësuar dikë. Sigurisht që ka gëzuar të rinjtë. Këlliçi gjithçka në politikë sot e ka falë të rinjve. Unë kam ecur krah për krah me ata. Më vjen mirë që fuqizimi i të rinjve përbën shqetësim për një kasë të vjetër që nuk e kuptojnë nevojën jetike për qarkullim brezash. Kam qenë avokat i të rinjve”, u shpreh Këlliçi.