Vendosni fjalën kyçe....

Kishte probleme me sinuset, Boris Johnson bëhet operacion


Kryeministri britanik Boris Johnson i është nënshtruar një operacioni për një problem me sinuset këtë mëngjes.

“Kryeministri kishte një operacion të vogël rutinë në lidhje me sinuset e tij”– konfirmoi Zyra e tij.

Siç shkruan BBC, kryeministri britanik u operua me sukses në orën 06:00 të mëngjesit dhe u kthye në rezidencën e tij në “Downing Street” në orën 10:00 ku po pushon.

Një zëdhënës tha se zëvendëskryeministri Dominic Raab do të merrte çdo vendim urgjent në vend të tij. Po ashtu shtoi se rikthimi i kryeministrit në punë do të varet nga gjendja e tij si do të ndihet.

Megjithatë, siç shkruan BBC, Johnson pritet të kryesojë një takim të ministrave të tij të lartë të martën në mëngjes dhe të udhëtojë në një mbledhje të udhëheqësve të Commonwealth më vonë këtë javë.

I pyetur se sa kohë kryeministri kishte pasur probleme me sinuset e tij, zëdhënësi i tij tha se nuk do të komentonte mbi historinë mjekësore të zotit Johnson.