Kati i katërt i një banese është përfshirë nga flakët në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.
Nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
“Më datë 20.06.2022, në rrugën “Hamdi Sina”, ka rënë zjarr në katin e katërt të një banese dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftim.