Një ngjarje e rëndë është njoftuar nga policia e kryeqytetit ku një shtetas ka gjetur pa jetë dy gjyshërit e tij në në banesë.
Policia dyshon se shtetasi S.M është vetëvarur ndërsa shtetasja A.M është gjetur pa ndjenja dhe më pas është konfirmuar nga stafi i ambulancës se kanë ndërruar jetë të dy.
“Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni i Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit).
Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.