Shqipëria e Kosova kanë nënshkruar disa marrëveshje në mbledhjen e sotme të dy qeverive. Marrëveshja e parë është ajo e heqjes së kontrollit në kufijtë mes dy vendeve në periudhën 1 qershor-1 shtator.
Kjo nënkupton se asnjë qytetar hyrës apo dalës në vendet respektive nuk do ndalojë në pikat e kontrollit për të shmangur vonesat.
Marrëveshje tjetër e nënshkruar është ajo e nxënësve nga dy vendet që do mund të regjistrohen në universitetet respektive.