Vendosni fjalën kyçe....

“Sunny Hill Festival” përsëri në Prishtinë, reagon Dua Lipa: Me zemrën plot, do mbahet në shtëpi


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka reaguar pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe rikthimit të “Sunny Hill Festival” në Kosovë.

Në një postim në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter”, Dua shkruan se festivali do të organizohet në shtëpinë e tij në Prishtinë në datat e para të gushtit, ndërsa do të mbahet edhe në Tiranë më 27, 28 dhe 29 gusht.

“E lumtur dhe me zemrën plot, jam krenare t’ju them se është vendosur që festivali ynë Synny Hill do të vazhdojë në shtëpinë bazë të tij në datat 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të mbajmë edhe 26, 27,28 gusht në Tiranë të Shqipërisë. Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë do të zbulohen së shpejti… Me dashuri Dua.”- ka shkruar këngëtarja.

Ky reagim i saj vjen pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mes drejtuesve të festivalit dhe autoriteteve të Prishtinës zyrtare.

Më herët në deklaratën e përbashkët të Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe Sunny Hill Festival thuhet se palët do bashkëpunojnë për organizimin dhe mbarëvajtjen e festivalit në Prishtinë siç ka qenë e vendosur më herët.