Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar shqiptarët se janë përpara një rreziku shumë të madh.
Gjatë promovimit të librit “Kurrë mos harro” mbi gjenocidin serb në Kosovë, Berisha tha se Ballkani i Hapur ka për qëllim “asgjësimin e shtetit të Kosovës dhe spastrimin etnik të Shqipërisë”.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen.
“Interesi rus në Ballkan është Adriatiku, ç’thotë Traktati? Se di! 720 faqe pa lexuar asnjë njeri. Një hordhi shqiptarësh e mbështesin në verbëri të plotë, duke harruar se cilat janë pasojat e tij shkatërrimtare, që s’kanë qëllim tjetër përveç asgjësimit të shtetit të Kosovës dhe spastrimit etnik të Shqipërisë.
Ky është një projekt i rrezikshëm për kombin tonë dhe ne duhet ta kapërdimë këtë, të shkelim mbi genocidet, Ora dhe koha fton shqiptarët të mos harrojnë se ndodhen para një rreziku. Thirrja ime është të ngrihemi në lartësinë, t’u përgjigjemi thirrjeve të miliona shqiptarëve që ranë, u flijuan, u spastruan që ne të mbijetojmë.
Ne nuk duhet të kemi komplekse, asnjë lloj kompleksi nga askush, s’kemi shpallur ndonjëherë luftë, Kosova, që tani e kërcënojnë me luftë. Me klika në pushtet si Rama me vasalë të Beogradit shqiptarët do i kenë kohërat e vështira. Jam optimist që ky agresion serb ndaj shqiptarëve do mbarojë.”– tha Berisha.
Ai u shpreh se jemi kthyer po aq vasal ndaj Serbise sa ishim në ’45.
“Ka edhe një faktor në këtë skenar dhe ai është Soros.”- tha Berisha. “Eshtë sponsor i të gjitha projekteve anti-shqiptare”.