Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama dhe Vuçiçi po kërcënojnë BE-në me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit, qëndrim antikombëtar dhe pro serbo-rus


sha

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratën e tij të fundit për Samitin e BE-së që mbahet në datat 23 dhe 24 qershor.

Berisha shprehet se Rama së bashku me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç po kërcënojnë BE-në me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit. Ai i quan ata pjesë të “Aleancës pro Putin në Ballkan”.

“Aleanca pro Putin në Ballkan!

Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE me mospjesmarrje në Samitin e Brukselit!

Të dashur miq, në një qëndrim sinkron në Beograd dhe Tiranë, Presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kërcënojnë me mospjesmarrje në Samitin e liderëve të vendeve të BE që do të mbahet në Bruksel me dt 23 qershor dhe në të cilin janë të ftuar edhe udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky kërcënim i dy gangsterëve autokratë të Ballkanit Perëndimor, presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe vasalit të tij Rama duket si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur me të cilin vendosen në rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.

Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim antikombëtar dhe anti BE pro serbo- rus të Edi Ramës dhe ftoj shqiptarët të ngrihen në këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!”- shkruan Berisha.