Një person është arrestuar në Tiranë pasi është kapur më një sasi prej rreth 1 kg kokainë. I ndaluari është identifikuar si Vitor Kaci, banues në Lezhë. Sipas policisë, personi në fjalë e shiste lëndë narkotike në Tiranë e Lezhë.
Po kështu në pranga kanë rënë edhe 26-vjeçari Rediol Duka e 43-vjeçari me iniciale I.Zh. Gjatë kontrollit atyre u janë kapur doza me drogë të dyshuar kokainë.
Dy të arrestuarit dyshohet se pasi e ndanin në doza e shisnin kokainën në lagje të nfryshme të Tiranës.