Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa: Socialistët duhet të votojnë dekretin e Presidentit për rrëzimin e ligjit për Butrintit


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar mbi vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer lligjin për menaxhimin e Parkut të Butrintit në Kuvend, një vendim të cilin ajo e ka vlerësuar.

Në një konferencë për mediat, Zhupa tha se ky ligj cënon identitetin tonë kombëtar dhe kërkon nga socialistët të votojnë dekretin e presidentit për rrëzimin e këtij ligji.

Zhupa tha se ajo do të jetë një nga deputetet nismëtare të Komisionit të Posaçëm Parlamentar që ka kërkuar Presidenti lidhur me këtë çështje.

“Kam marrë nga përfaqësues të PS-së si Petro Koçi në Komisionin e Edukimit, një premtim që ata do bojkotonin çdo seancë dëgjimore me ekspertë dhe studiues. Koncensioni i Butrintit bie ndesh me rezolutën e Parlamentit Europian. Qeveria duhet të përmbushë konsultimet.

Butrinti lidhet me identitetin kombëtar, Presidenti e ka rrëzuar këtë ligj. Unë mendoj se rrëzimi i këtij ligji nuk duhet të jetë mbyllja e çështjes së menaxhimit të Butrintit. Unë sugjeroj që kolegët socialistë, duhet të votojnë dekretimin për rrëzimin e këtij ligji. Jo për t’i mbyllur rrugën një menaxhimi të mirë të Butrintit por për të hapur një diskutim.

Duhet të hapet një diskutim dhe një formë e re menaxhimi. Nuk duhet të përjashtojë privatin, pra të përfshihet në formën e një donatori.

Sugjerohet që kjo iniciativë të diskutohet bashkë me dekretin e Presidentit. Do jem një nga deputetet nismëtare për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, për të diskutuar menaxhimin e Parkut të Butrintit.”- tha deputetja demokrate.