Vendosni fjalën kyçe....

“Katar 2022” – Seksi i ndaluar për beqarët, 7 vjet burg nëse kapesh në flagrancë


Një lajm i pazakontë vjen nga Katari që tremb paksa tifozët që do të shkojnë atje për të ndjekur Botërorin.

Aksioni i vetëm që do të ndodhë në Kupën e Botës do të jetë në fushë… sepse autoritetet lokale thuhet se po zbatojnë një ndalim të rreptë për të ndaluar dhe ndëshkuar tifozët beqarë në Katar këtë vit që kryejnë seks paramartesor.

Zyrtarët në vendin konservator arab ku seksi paramartesor është i paligjshëm, thonë që “nëse nuk je i martuar, nuk mundesh”.

Siç raporton “Daily Star”, çdo shkelës i rregullave mund të përballet me një dënim të rëndë nëse kapet …deri në 7 vjet burg.

“Seksi është shumë jashtë menysë, përveç nëse jeni duke ardhur si një ekip burrë e grua.”– tha një burim policor për gazetën. “Padyshim që nuk do të ketë tribuna për një natë në këtë turne.”

Kështu gazeta shkruan se tifozët “duhet të përgatiten.”