Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrja e Finlandës Marin viziton Tiranën: Shqipëria ka një zë të fortë globalisht


Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin deklaroi në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama se Shqipëria ka një zë të fortë në arenën globale.

Ajo ka ardhur në Tiranë në një vizitë zyrtare teksa Finlanda e Suedia kanë aplikuar për t’u anëtarësua në NATO.

Marin vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e dy vendeve në aleancë dhe tha se BE-ja duhet të çelë sa më shpejt negociatat për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës e kanë ndryshuar përgjithmonë mjedisin gjeopolitik. Finlanda e Suedia kanë aplikuar për anëtarësim në NATO ku Shqipëria ka një rol aktiv. Finlanda e Suedia do e bëjnë aleancën më të fortë. Jemi ofrues sigurie përtej Europës veriore. Na duhet të jemi të bashkuar në sanksionet ndaj Rusisë. Ne jemi mbështetës të zgjerimit të BE-së. Duhet të nisim negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE sa më shpejt që të jetë e mundur. Shqipëria ka një zë të fortë edhe globalisht dhe e vlerësojmë rolin tuaj në arenën ndërkombëtare.” – tha Marin.