Vendosni fjalën kyçe....

Kumbaro: Nuk ka marrëveshje për të çuar ujin e Syrit të Kaltër në Korfuz, do ndalojmë edhe plazhin


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro theksoi në emisionin “Open” se “Syri i Kaltër” do rrijë atje ku është dhe me status monument natyre.

Me këtë deklaratë Kumbaro hodhi poshtë deklaratën e kryetarit të Bashkisë së Korfuzit Verior për të marrë ujin e Syrit të Kaltër.

Kumbaro theksoi se në Syrin e Kaltër këtë vit do ndalohet edhe plazhi pasi është monument nature.

Jo, vetëm që do të rrijë aty ku është me status monument natyre, dhe për këtë kemi bërë një zgjerim të territori 293 hektarë duke i dhënë statusin park natyror. Syri i Kaltër shpesh herë ishte në rrezik nga dyndja e tejskajshme e vizitorëve. Këtë vit do të jetë i ndalur plazhi në monument dhe qasja me makina do të jetë në një distancë 1.4 km larg. Pra kemi krijuar edhe shtigje rrotull tij për ata që duan të bëjnë shëtitje me këmbë. Çdo pretendim tjetër është fals”, tha Kumbaro.