Vendosni fjalën kyçe....

Meta për koncesionin e Butrintit: Mungesë transparencë, marrëveshje me probleme ligjore


Presidenti Meta ka sqaruar kthimin në parlament të projektligjit për dhënien më koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Ai theksoi se nuk është kundër bashkëpunimit mes shtetit e privatit po theksoi se dhënia me koncesion në rastin në fjalë ka probleme me transparencën dhe ligjin.

Sipas kreut të shtetit, marrëveshja ka probleme duke qenë se shmang auditimin e saj nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“Marrëveshja duhet të bëhej në përputhje me përgjegjësitë shtetërore që e ngarkon Kushtetuta. Nëse sistemi i tanishëm duhet përmirësuar kjo është e pranuar po në asnjë mënyrë shteti nuk mund të deklarojë se nuk përmbush dot përgjegjësitë e tij të ngarkuara me ligj. Presidenti nuk është kundër bashkëpunimit mes shtetit e privatit apo bashkëpunimit me OJQ-të. Po është e papranueshme që një pasuri si Butrinti shteti të heqë dorë nga çdo gjë sipas përgjegjësive kushtetuese. Shteti duhet të ruajë parimet e përcaktuara në Kushtetutë. Tjetër problem është edhe për sa i përket dhënies së statutit partner strategjik. Tjetër problem është se sipas marrëveshjes, shmanget plotësisht auditimi i koncesionit nga institucioni më i lartë që është Kontrolli i Lartë i Shtetit.” – tha Meta.